Ditën e sotme është vënë në pranga një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike.
Në praga ka përfunduar nënkryetari i Këshillit të Qarkut të PD, pasi është kapur me një armë zjarri tip pistoletë silnciator.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, e mbajtur për votimin e projektligjit të vettingut në Policinë e Shtetit.
“Një krim i rëndomtë ndodhi dje në Malësi të Madhe, ku kreu i PS në Kelmend plagosi me armë fqinjin e tij, sikurse sot u arrestua nënkryetari Këshillit të Qarkut i PD me armë zjarri, pistolete me silenciator. Krimi nuk ka flamur, nuk është i majtë ose i djathtë, duhet të luftohet bashkë, por nuk luftohet krimi duke prodhuar raporte që nuk ekzistojnë kurrë”, u shpreh Balla, i cili nuk është zgjatur më shumë për të treguar edhe emrin e zyrtarit të lartë të PD.