Arrestohet mjeku pediatër, zbulohet se ngacmoi seksualisht një 13- vjeçare

Publikuar tek: bota, më 13:08 06-07-2016 Arrestohet mjeku pediatër, zbulohet se ngacmoi seksualisht një 13- vjeçare Pediatri Antonio Ricci (foto e marre nga facebook)

Itali - Një pediatër i Poliklinikës San Matteo di Pavia, Antonio Maria Ricci është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një pacienti minoren. E konfirmon këtë fakt vetë struktura e spitalit që shpjegon sesi nën këto akuza, poliklinika e ka pezulluar menjëherë doktorin dhe ka filluar procedimin ndaj tij. 

Sipas prokurorëve hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe erdhën pas denoncimit të prindërve të 13 vjecares që shfaqte patologji gastronomike. Për këtë arsye familjarët I ishin drejtuar poliklinikës ku 13 vjecarja u vendos në një terapi eksperimentale.

Ricci kishte sugjeruar një kurim prej tre muajsh, gjatë të cilëve, “edhe nëpërmjet komunikimeve në facebook” mbante kontakte me vajzën. Fillimisht hiqej si mjek mik për të fituar besimin e 13 vjecares, më pas u tregua shumë I interesuar madje edhe fizikisht, duke arritur edhe tek biseda të natyrës seksuale në të cilat kërkonte premtimin edhe për një puthje.

Kur pacientja u shtrua verën e kaluar, mjeku duke përfituar edhe nga fakti se minorenia ishte vetëm në dhomë ka përfituar për puthje në krahë dhe në buzë, pavarësisht refuzimit të minorenes. Gjykatësit vendosën arrestin, duke konsideruar të rëndë faktin që mjeku ka përfituar nga gjendja e saj jo shumë e mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ​U përdhunua nga emigrantët, por akti i politikanes gjermane do t’u bëjë lëmsh mendimet
Chelsea Manning tenton vetëvrasjen në burgun e sigurisë së lartë »
Article Logic
Execution time: 0.011033058166504
array(1) { ["section"]=> string(78) "arrestohet-mjeku-pediater-zbulohet-se-ngacmoi-seksualisht-nje-13-vjecare-45711" }