Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës së Republikës (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 02-03-2017 Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës së Republikës (Emri)

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore Vlorë kanë arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi, Genci Ademajn, 29 vjeç, me detyrë trupë shërbimi. Arrestimi i 29-vjeçarit u krye mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, pasi duke drejtuar automjetin e tij me targa AA 253 OM ku është përplasur me një automjet tjetër dhe është plagosur lehtë.

Mësohet se nga kontrolli i shërbimit policor rezultoi se punonjësi i Gardës, Ademaj kishte përdorur alkool mbi normat e lejuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për akuzën e “Drejtimit të mjeteve në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga neni 291, i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fsheh heroinë në kroskotin e makinës, arrestohet në kufi me Greqinë 34-vjeçari shqiptar (Emri)
Në Kopenhagen numri i biçikletave kalon atë të makinave, në Tiranë vetëm retorikë »
Article Logic
Execution time: 0.010897159576416
array(1) { ["section"]=> string(67) "arrestohet-ne-flagrance-punonjesi-i-gardes-se-republikes-emri-70521" }