Arrestohet në flagrancë zyrtari shqiptar, mori rryshfet nga një kompani ndërtimi

Publikuar tek: rajon, më 08:56 30-09-2020 Arrestohet në flagrancë zyrtari shqiptar, mori rryshfet nga një kompani ndërtimi Ilustruese

Një inspektor i komunës së Prishtinës është arrestuar nga policia për veprën penale “‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

Ai u kap në flagrancë nga policia, pasi mori rryshfet nga një kompani ndërtimi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 29.09.2020 ka pranuar palën ankuese i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi që merret me ndërtime të larta. Ankuesi tregon se është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi iu kanë ndaluar punimet nga një inspektor i ndërtimi i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087599754333496
array(1) { ["section"]=> string(86) "arrestohet-ne-flagrance-zyrtari-shqiptar-mori-rryshfet-nga-nje-kompani-ndertimi-222191" }