Arrestohet në Gjermani bashkëpunëtori i shqiptarit që do sulmonte Vjenën

Publikuar tek: bota, më 19:32 24-01-2017 Arrestohet në Gjermani bashkëpunëtori i shqiptarit që do sulmonte Vjenën

Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Berlin, dhe kishte lidhje me 18-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Vjenë.

I arrestuari në Gjermani është 21-vjeçar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit gjermanë, kurse detaje tjera nuk janë dhënë. Të arrestuarit gjithashtu i është bastisur edhe banesa, ndërsa sipas mediave gjermane ai njihet si përkrahës dhe bashkëpunëtor me grupet terroriste.

Sa i përket shqiptarit Lorenz K. janë duke vazhduar për të zbuluar lidhjet e tij me persona të tjerë radikalë. Deri tani dihet se babai i 18-vjeçarit është nga Tirana, ndërsa vet adoleshenti ka lindur në Vjenë të Austrisë, raporton Albinfo.

Babai i tij ka thënë se nuk është në dijeni që djali i tij planifikonte sulme terroriste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët krijojnë një formë të re jete në laborator, duke ndryshuar bazat e ADN-së
Austrialia pas tërheqjes së SHBA: Turp, shpresojmë që TPP të funksionojë »
Article Logic
Execution time: 0.011481046676636
array(1) { ["section"]=> string(78) "arrestohet-ne-gjermani-bashkepunetori-i-shqiptarit-qe-do-sulmonte-vjenen-66541" }