Policia e Holandës ka vënë në pranga një ndër personazhet më të shumëkërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën “El Chapo i Azisë”, për shkak të origjinës së tij aziatike.
57-vjeçari nga Kina, Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike.
Tse kërkohej nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroinë and metamfetaminë, $4milionë para ‘cash’, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.