Një 27 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij 20 vjeçare.
27 vjeçari e qëlloi disa herë me thikë studenten greke në qafë, gjoks dhe bark, ndërsa e reja u tranpsortua menjëherë drejt spitalit Mauriziano të Torinos.
Operacioni i saj zgjati rreth 6 orë, ndërsa tashmë ndodhet në kujdes intensiv jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 27 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia, ndërsa efektivët sekuestruan edhe armën e krimit.