Arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar, nuk do ta besoni çfarë kishte vjedhur

Publikuar tek: bota, më 15:35 22-10-2020 Arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar, nuk do ta besoni çfarë kishte vjedhur

Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur gështenja.

 

Shqiptari u pikas nga karabinierët të cilët vunë re makinën e parkuar pranë një masivi gështenjash në komunën Monterchi.

Duke qëlluar me gurë dhe dru pemët, shqiptari kishte arritur të rrëzonte dhe më pas të mblidhte plot 80 kilogram gështenja të cilësisë së lartë. Ai u prangos teksa po i sistemonte në bagazhin e makinës së tij.

Malli i vjedhur iu kthye pronarëve ndërsa mbi shqiptarin tashmë rëndon akuza e vjedhjes së rëndë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I KEQ për EUROPËN, ECDC jep alarmin: Vala e DYTË e koronavirusit po infekton më shumë të moshuar
Alarmohet sërish Franca, një grua kërcënon të hidhet në erë duke bërtitur 'Allahu Akbar' (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011807918548584
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestohet-ne-itali-30-vjecari-shqiptar-nuk-do-ta-besoni-cfare-kishte-vjedhur-224752" }