Arrestohet në Itali 44 vjeçari, abuzonte për pedofili me djalin 11 vjeçar

Publikuar tek: bota, më 13:36 11-03-2015 Arrestohet në Itali 44 vjeçari, abuzonte për pedofili me djalin 11 vjeçar Foto ilustruese

Për një vit rresht ka dhunuar të birin 11 vjeçar e më pas i ka hedhur fotot e raportit seksual në rrjetet sociale duke dashur të kërkojë pedofilë. Eshtë historia e zbuluar në Napoli, dhe policia ka arrestuar një 44 vjeçar, raporton Ansa. 

Hetimi që solli arrestimin e burrit që dhunonte fëmijën dhe që shiste imazhet në rrjetet online ka nxjerrë në pah një rrjet të madh pedofilësh. Hetimet kanë filluar para disa javësh, për shkak të denoncimeve të prindërve. Agjentët e policisë kanë hyrë në klontakt me burrin që ofronte shërbime seksuale të djalit 11 vjeçar duke hedhur foto të fëmijës në skena të ndryshme. Ai qëndronte me orë të tëra në internet për të gjetur klientë. Agjentët u nisën nga nick name i pedofilit dhe morën për të informacion në rrjetet ku operonte. Ndërkohë që kishin vënë në mbikqyrje pjesën tjetër të familjes, në të cilën kishte edhe një djalë tjetër të vogël. Nëna dhe djali tjetër janë dërguar në qendrat sociale të psikologëve. Vetë fëmija ka treguar para psikologëve abuzimet që prej muajsh nga ana e të atit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011385917663574
array(1) { ["section"]=> string(77) "arrestohet-ne-itali-44-vjecari-abuzonte-per-pedofili-me-djalin-11-vjecar-5548" }