Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, për pastrim parash e mashtrim

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 14-04-2015 Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, për pastrim parash e mashtrim Gëzim Sallaku

Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, i cili është njëkohësisht edhe pronar i klubit të futbollit italian ‘’Darfo’’. Mediet italiane kanë raportuar se 42-vjeçari Sallaku akuzohet për pastrim parash dhe pranim të mallrave të vjedhura. Sallaku ka ndërtuar një perandori ekonomike me restorante dhe kompani ndërtimi në Brescia. Që nga vera e kaluar, është president i klubit 'Darfo' të futbollit që nuk arriti ta çojë në serinë D.

Arrestimi i Sallakut u bë dje. Ai cilësohet si pronar i disa biznesve të hoteleve dhe restoranteve në provincën e Brescias. Akuzat ndaj tij duket se janë serioze: komplot që synon pastrimin e parave, grabitjen, mashtrimin dhe përvetësim. Sipas ilgiornale.it në këtë hetim sipas gjyqtarit Guido Salvini për çështjen e masës së sigurisë, Sallaku, i quajtur “Talebani’’ apo ‘Zimi’ mund të ketë një pozicion lehtësues.

Bashkë me Sallakun u arrestuan edhe 10 persona të tjerë si dhe dy u vunë në arrest shtëpie. 

Sipas prokurorëve italianë, organizata mafioze vepronte në provincën e Kremonës, ku ata ishin duke menaxhuar, përmes të emëruarëve disa kompani që vepronin në "ndërtim",  kamionë, betoniera dhe materiale të ndryshme me qira ose të blera. Më poshtë përvetësonin në mënyrë të paligjshme dhe transferonin asetet jashtë vendit.

Organizata blinte kompani të falimentuara që në sajë të ardhjes në pushtet të administratorëve ndërprisnin likuidimin.

Sallaku kishte pasur edhe disa probleme të mëparshme me ligjin në 2002, pasi ishte arrestuar si pjesë e një hetimi nga ana e Prokurorisë së Brescias në lidhje me trafikimin e makinave luksoze të vjedhura dhe të rishitura në Shqipëri dhe vende të tjera në Evropën Lindore.

 

VIDEO

 

gezimsallaku

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ka marrëveshje me Kishën, pastrohet oborri nga kangjellat
Pas akuzave të Doshit/ Rama dhe Meta takojnë Llallën në Kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.01230001449585
array(1) { ["section"]=> string(88) "arrestohet-ne-itali-biznesmeni-shqiptar-gezim-sallaku-per-pastrim-parash-e-mashtrim-8657" }