Arrestohet në shtetin fqinj, Itali një futbollist shqiptar, por me nënshtetësi italiane.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për arrestimin e 28-vjeçarit Armando Aruci, i cili ka lindur në Shqipëri, por prej vitesh ka kombësi italiane.
Lojtrari i vjetër i Virtus u arrestua mbrëmë rreth orës 20:30, në biletarinë e stadiumit Serravalle, pasi akuzohet nga autoritetet italiane për shitje të ndeshjeve, bazuar në hetimet e basteve të futbollit në San Marino.
Futbollisti shqiptar u arrestua teksa kishte shkuar në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e zhvilluar mes skuadrave La Fiorita dhe Tre Penne.