Arrestohet në Kosovë ish pjesëtari i ISIS, paralajmëroi sulme të përgjakshme në Europë

Publikuar tek: rajon, më 21:15 25-04-2019 Arrestohet në Kosovë ish pjesëtari i ISIS, paralajmëroi sulme të përgjakshme në Europë Fitim Lladrovci, ish pjesetari i ISIS i kthyer ne vitin 2015 ne Kosove

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar ish pjesëtarin e ISIS, të kthyer gjatë vitit 2015 në Kosovë, Fitim Lladrovci.

Lladrovci u ndalua nga policia e Kosovës pasi përmes një postimi në Facebook shkruante se ishte i gëzuar për sulmet terroriste në Sri Lanka.

Mësohet se Fitim Lladrovci kishte vuajtur edhe më parë në Kosovë, më shumë se tre vite burgim për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS në Siri. Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë, e kishte dënuar Lladrovcin në Janar të vitit 2015, me tre vite burgim.

Pavarësisht dënimit të kryer, edhe pas daljes nga burgu, Fitim Lladrovci duket se nuk i ka ndërruar bindjet e tij. I njohur me nofkën ‘Fita’, Lladrovci një ditë më parë postoi në profilin e tij personal në rrjetin social Facebook, gëzimin përsa i përket sulmeve të fundit terroriste në kishat e Sri Lankës, që lanë të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë.

Spas tij sulme të tilla do të ndodhin edhe në qendra të mëdha botërore.

Postimi i Fitim Lladrovcit në Facebook:

‘Me ndihmën e Allahut, bijt e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet e Shri Lankës dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington, dhe Nju Jork. Andaj pritni, se me të vërtetë edhe ne presim me ju.! Kur armiqtë e Allahut bën masakra tragjike në Mosul, Rakkah, Sirte, Marawi, Baguz dhe në qytete tjera muslimane, ata pritën që Muxhahidët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe me marrjen e kampeve dhe qyteteve menduan se janë fitimtarë në luftën mes të drejtës dhe të kotës, ata menduan se do ta shuajnë Xhihadin, ata menduan se me vrasjen e burrave, fëmijëve dhe grave se do ta heqin qafe këtë Akide të Al Welas dhe Beraas. Pak ata dinë!!!’. Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo Musliman është projekt për Xhihadin në të ardhmen. Allahu ka Premtuar se Xhihadi do të qëndrojë deri në Orën e Fundit (Kijametit), dhe ne besojmë në Allahun',  ka shkruar në Facebook Lladrovci.

Por, postimi i tij në Facebook nuk ka shpëtuar pa u vërejtur edhe nga organet e sigurisë. Pas mbikëqyrjes, Policia e Kosovës arrestoi Fitim Lladrovcin. Arrestimin e tij e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i Policisë:

‘Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. LL, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të prokurorisë special është dërguar në mbajtje për 48 orë’, thuhet në përgjigjen e Policisë. Sipas Policisë, rasti është  duke u trajtuar në bazë të nenit 134 të Kodit Penal të Kosovës, që ka të bëjë me veprimtari kundër kushtetuese.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067391395568848
array(1) { ["section"]=> string(92) "arrestohet-ne-kosove-ish-pjesetari-i-isis-paralajmeroi-sulme-te-pergjakshme-ne-europe-161868" }