Arrestohet në kuadër të operacionit ‘Precizioni’, pjesëtari i bandës së Met Kananit 

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 15-03-2019 Arrestohet në kuadër të operacionit ‘Precizioni’, pjesëtari i bandës së Met Kananit  Operacioni 'Precizioni'

Arrestohet një tjetër person nën vazhdën e operacionit ‘Precizioni’ për përfshirjen në grup kriminal të trafikut të narkotikëve.

 

Sipas policisë është arrestuar G.V, 36 vjeçar, banues në Fier.  I arrestuari akuzohet për ‘Trafikim i lëndëve narkotike’ si dhe pjesëtar i grupit të Met Kananit, grup i strukturuar i cili operonte në disa shtete të ballkanit dhe në Turqi.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit "Precizioni" për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Precizioni", Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017. 

precizi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023823022842407
array(1) { ["section"]=> string(87) "arrestohet-ne-kuader-te-operacionit-precizioni-pjesetari-i-bandes-se-met-kananit-156577" }