Është arrestuar në Qafë-Thanë një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është identifikuar si Remzi Emrulli.
Policia bën me dije se arrestimi i tij ishte provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë.
Remzi Emrulli është banues në Tetovë, Maqedoni dhe akuzohet në Kroaci për trafik të lëndëve narkotike.
Gjykata e Zagrebit-Kroaci, më 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.