Ish-përgjegjësi i zyrës Nr.1 në hipotekë është arrestuar në Rinas nën akuzën e korrupsionit.
Artan Tushe, 43 vjeç është arrestuar nga sektori anti-korrupsion, pasi akuzohet se ka marr një sasi të konsiderueshme parash në këmbim të një certifikate të pronësisë. Sipas policisë, Tushe ka marr 1500 euro në këmbim të kësaj certifikate, ndërsa mbi të rëndon tashmë akuza e korrupsionit aktiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Artan Tushe ka qenë gjithashtu protagonist i dy videove të publikuara në media, ku vërtetoheshin akuzat e shpërdorimit të detyrës.
Tushe ishte shkarkuar nga detyra dy ditë më parë me urdhër të kryeregjistruesit Ilirjan Muho, pas fakteve të dala ditët e fundit në media ku përgjegjësi i ZVRPP u filmua teksa i merrte 500 euro një qytetari.