Arrestohet në Rusi personi që pretendonte se ishte Jezusi, rrezikon 12 vite burg

Publikuar tek: bota, më 22:40 23-09-2020 Arrestohet në Rusi personi që pretendonte se ishte Jezusi, rrezikon 12 vite burg

Udhëheqësi rus i një sekti fetar, i cili pretendonte se ishte profeti Jezus u arrestua në Siberi, bëjnë me dije mediat e huaja.

Sergei Torop, i cili është i njohur për ndjekësit e tij si ‘Vissarion’, u arrestua së bashku me dy ndihmës të tij.

Sipas Komitetit të Hetimeve të Rusisë, grupi u ka shkaktuar dëme emocionale dhe fizike ndjekësve të tyre, si dhe iu ka zhvatur para’.

Ata akuzohen për krijimin e një shoqate fetare aktivitetet e së cilës përfshijnë dhunë kundër individëve dhe dëmtim të rëndë trupor dy ose më shumë njerëzve”, tha një zëdhënës i komitetit.

Arrestimi i udhëheqësit të kultit u bë të martën, ndërsa ai dhe ndihmësit e tij rrezikojnë deri në 12 vite burg nëse shpallen fajtorë nga Gjykata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013248920440674
array(1) { ["section"]=> string(86) "arrestohet-ne-rusi-personi-qe-pretendonte-se-ishte-jezusi-rrezikon-12-vite-burg-221434" }