Policia arreston në Shkodër një 27 vjeçar të dënuar nga Gjykata italiane me 9 vite burg.
Sipas policisë, më datë 01.02.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Orest Qerimaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. I shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana me shkresën e datës 01.08.2016, pasi me vendimin e datës 09.01.2014 të Gjykatës së Udineses ky shtetas është dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian dhe Neni 73 i Dekretit Presidencial 309/90”.