Arrestohet në TIRANË 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 20-03-2018 Arrestohet në TIRANË 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia (EMRI) Foto ilustruese

Kapet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është Erlis Belba dhe akuzohet si anëtar i organizatës kriminale për vjedhje e përdorim eksplozivi.

Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë paradites së sotme ka bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin:

Erlis Belba, vjeç 25, lindur dhe banues Pogradec.

"Shtetasi shqiptar, E. B., është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pakti me Greqinë, Berisha tregon të fshehtat
Skandal në QSUT, mjekët të shqetësuar për jetën e pacientëve! Deputeti: Ja çfarë mungon! »
Article Logic
Execution time: 0.01062798500061
array(1) { ["section"]=> string(88) "arrestohet-ne-tirane-25-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-nga-italia-emri-113898" }