Arrestohet në Tiranë BOSSI i krimit kinez, mori peng një person, tjetrin e detyroi të shesë 23 suita, 40 parkingje dhe 6 makina (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:19 12-06-2019 Arrestohet në Tiranë BOSSI i krimit kinez, mori peng një person, tjetrin e detyroi të shesë 23 suita, 40 parkingje dhe 6 makina (DETAJE) Ilustruese

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekini kanë arrestuar një 25-vjeçar kinez, i njohur si anëtar kryesor i bandave të krimit në Kinë.

I riu akuzohet për "Gjobëvënie", ndësa ka një episod rrëmbimi të një personi.

Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç, lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  "Gjobëvënie". (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027698040008545
array(1) { ["section"]=> string(138) "arrestohet-ne-tirane-bossi-i-krimit-kinez-mori-peng-nje-person-tjetrin-e-detyroi-te-shese-23-suita-40-parkingje-dhe-6-makina-detaje-167922" }