Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Policia bën me dije se, më datë 09.02.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol "Roma": Kapllan Goga, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi, njofton policia, u bë pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me vendim nr.1179/2002 SIEP, më datë 28.06.2016, e kanë dënuar me 8 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”,të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
“Nga ana jonë u bë arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi dhe materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.