Arrestohet në Tiranë shoku i Orges Bilbilit, në kërkim për masakrën e Lushnjes (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 13-08-2020 Arrestohet në Tiranë shoku i Orges Bilbilit, në kërkim për masakrën e Lushnjes (EMRI-DETAJE) Orges Bilbili, shoku i Anterio Kaloshit

Bie në prangat e policisë së Tiranës, Anterio Kaloshi, i shpallur në kërkim si një prej autorët e masakrës së Lushnjes.

Së bashku me Kaloshin është arrestuar edhe Meard Berberi, gjatë një aksioni policor, në vijim të ngjarjes së ndodhur në Pogradec më 8 gusht, ku u qëllua me blreshëri plumbash në drejtim të hotel ‘Volorek’.

Kaloshi, i cili prej tre vitesh ka qenë në këkrim nga policia, akuzohet se së bashku me Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Anterio Kaloshi mundi t’i shpëtojë policisë gjatë arrestimit të shokut të tij Orges Bilbili, në prill të 2020-ës. Ata jetonin bashkë në një apartament në zonën e “Xhamllikut”.

Lexo edhe: Qëlluan me breshëri plumbash hotel ‘Volorekën’, arrestohen në Tiranë dy personat e shpallur në kërkim (DETAJE-EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094170570373535
array(1) { ["section"]=> string(96) "arrestohet-ne-tirane-shoku-i-orges-bilbilit-ne-kerkim-per-masakren-e-lushnjes-emri-detaje-217042" }