Policia ka arrestuar një person në kërkim të dënuar me 4 vite e 5 muaj burg ! Arrestohet shtetasi: Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gjergji Memokondaj, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale”me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr.593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg.