Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 41 vjeçarin Gentian Muhaj i njohur edhe me emrin e tij të ndryshuar Eugen Rama.
41 vjeçari kërkohej nga Interpoli Roma, si Eugen Rama, për kryerjen e veprës penale “trafikimi i lëndëve narkotike” për të cilën ishte dënuar me 5 vite heqje lirie nga autoritetet gjyqësore italiane.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas jo vetëm që është i përfshirë ndaj rrjetit të trafikimit të drogës por është pjesëmarrjes në një organizatë kriminale në Itali, e përbërë nga shumë shtetas italianë dhe qytetarë shqipëtarë. Ai u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Vlorës nga Seksioni Kundër Narkotikëve.