Arrestohet nënkomisari në Elbasan, kërkoi para për mbylljen e një çështjeje në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 30-09-2015 Arrestohet nënkomisari në Elbasan, kërkoi para për mbylljen e një çështjeje në Prokurori

Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, arrestuan punonjësin e policisë Nënkomisar Kol Zaja, 40 vjeç, me detyrë specialist për Krimet në Komisariatin e Librazhdit, në Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan.

Zaja akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40-vjeçarin.

Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët të SHÇBA-së në bashkëpunim me Task – Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në datë 28 gusht 2015 në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore Kol Zaja, ka administruar një kallëzim penal, depozituar nga një shtetase.

Punonjësi i policisë Zaja ka kryer shpalljen në kërkim policor të shtetasit M.B., i cili kur është njohur me faktin, u paraqit në Komisariatin e Policisë Librazhd.

Specialisti i Krimeve Kol Zaja i ka premtuar shtetasit të kallëzuar se do ta hiqte nga kërkimi policor, nuk do ta arrestonte dhe se do të ndërhynte në Prokurori për t’i mbyllur çështjen në ngarkim të tij, në këmbim të shumës prej 100.000 lekësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Meta padrino i Shqipërisë, Prokurori shkon i raporton në Lalëz”, flet Doshi nga policia
52 familje në Librazhd rrezikohen nga shkëmbinjtë, shkon Balla: I pashë nga afër masat e marra »
Article Logic
Execution time: 0.012419939041138
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestohet-nenkomisari-ne-elbasan-kerkoi-para-per-mbylljen-e-nje-ceshtjeje-ne-prokurori-22026" }