Arrestohet nga RENEA “i forti” i Bulqizës, Tërnova person me “rrezikshmëri të lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:13 26-09-2015 Arrestohet nga RENEA “i forti” i Bulqizës, Tërnova person me “rrezikshmëri të lartë

Është arrestuar nga forcat e RENEA-s i shumë-kërkuari Fadil Tërnova. Arrestimi i 27 vjeçarit u realizua me sukses në kuadër të operacionit “Fortuna” në Dibër.

Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë forca të policisë Dibrës, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe forcat Speciale RENEA. Tërnova akuzohet për një sërë veprash penale ku përfshihet “vrasje e mbetur në tentativë”, “plagosje e lehtë”, “kanosje” dhe "armëmbajtje pa leje".

Në momentin e arrestimit ju gjet në brez dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë Mod.54 kaliber 7.62mm si dhe dy kreherë të mbushur me 16 fishekë, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua ne cilësine e provës materiale edhe nje armë zjarri Automatik Kallashnikov Mod.56 kaliber 7.62mm me dy krehera me fishekë.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin penal nr.1410 dt.16.09.2015 ,ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër , e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg per veprat penale: “Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Fadil Tërnova konsiderohet person me rrezikshmeri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale.

Ngjarjet kriminale për të cilat është proceduar Tërnova:

– Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

– Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg)

– Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komsiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

– Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbimi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestur shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kallëzohet në Prokurori ish-administratori i CEZ, abuzim me 32 milionë euro
Motta rrëzon Ramën: Liderët e mafies janë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.012164831161499
array(1) { ["section"]=> string(85) "arrestohet-nga-renea-i-forti-i-bulqizes-ternova-person-me-rrezikshmeri-te-larte-21725" }