Policia e Fierit ka arrestuar një 15 vjeçar pas denoncimit në polici se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë 7 vjeçar.
Kallëzimi në Policinë e Fierit është bërë nga familjarët e 7 vjeçarit ditën e djeshme rreth orës 16:30 të cilët kanë deklaruar në polici se djali i tyre është dhunuar seksualisht.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor të cilët kanë vërtetuar se me fëmijën 7 vjeçar me inicialet M.F është abuzuar seksualisht. 15 vjeçari me inicialet L.G i lindur në Fier u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje. Ngjarja tronditëse mendohet se ka ndodhur në fshatin Daullas të Fierit në ambientet e pasme të një lokali.
7 vjeçari ndodhet në shtëpinë e tij nën kujdesin e një psikologu të vendosur për shkak të gjendjes së tij të rënduar në të cilën ndodhet.