Arrestohet një person me pistoletë dhe një hajdut makinash në Durrës, prangoset dhe një tjetër që kishte magazinë kanabisi, në kërkim tre djemtë e tij (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 25-09-2020 Arrestohet një person me pistoletë dhe një hajdut makinash në Durrës, prangoset dhe një tjetër që kishte magazinë kanabisi, në kërkim tre djemtë e tij (EMRAT) Pamje te shperndara nga Policia

Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës në tre operacione të ndryshme, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre shtetas të tjerë.

Sipas Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Koçiu 42 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Luger".

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Sadik Leka 58 vjeç, dhe u shpallën në kërkim policor djemtë e tij, shtetasit T. (E.) L., 35 vjeç, D.(Y.) L., 37 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Thumanë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. L., në një magazinë të cilën e kishte përshtatur me llamba për kultivim të bimëve narkotike, u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sativa, 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Në flagrancë është arrestuar dhe shtetasi Petrit Lazëri 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte (të cilin e kishte marrë me qira), iu gjetën 2 palë çelësa mjetesh, ku njëri prej tyre i përkiste një mjeti të vjedhur, i cili rezultoi se ishte i vjedhur në Lushnjë më datë 09.09.2020 dhe u gjend i parkuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012663125991821
array(1) { ["section"]=> string(161) "arrestohet-nje-person-me-pistolete-dhe-nje-hajdut-makinash-ne-durres-prangoset-dhe-nje-tjeter-qe-kishte-magazine-kanabisi-ne-kerkim-tre-djemte-e-tij-emrat-221592" }