Arrestohet një person me thikë në Francë, do imitonte sulmin në Nice

Publikuar tek: bota, më 15:18 29-10-2020 Arrestohet një person me thikë në Francë, do imitonte sulmin në Nice Policia franceze, foto ilustruese

Vetëm pak minuta më parë, një person i armatosur me thikë është vënë në pranga në komunën Sartrouville të Francës.

Sipas "Le Parisien", ai është arrestuar pranë kishës Saint-Martin, dhe planifikonte të imitonte sulmin terrorist me tre të vdekur mëngjesin e sotëm në Nice.

Ka qenë babai i tij ai që ka alarmuar policinë. Forcat anti-terror e kanë ndaluar të dyshuarin teksa ishte nisur me makinë. Gjatë kontrollit nuk i janë gjetur lëndë eksplozive.

Mëngjesin e sotëm në Nice, një emigrant tunizian qëlloi për vdekje me thikë tre persona, dy prej viktimave u preu kokën. Ndërsa të plagosur mbetën edhe disa të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “TA ÇRRËNJOSIM këtë murtajë”, politikanët bëjnë thirrjen e fortë pas sulmit terrorist: TË ZHDUKIM ISLAMO-FASHIZMIN nga FRANCA
»
Article Logic
Execution time: 0.011006832122803
array(1) { ["section"]=> string(74) "arrestohet-nje-person-me-thike-ne-france-do-imitonte-sulmin-ne-nice-225660" }