Arrestohet një serb pranë shtëpisë së Presidentit Hashim Thaçit, Policia: Shfaqi shenja urrejte, kishte dhe thikë me vete

Publikuar tek: rajon, më 23:49 28-03-2020 Arrestohet një serb pranë shtëpisë së Presidentit Hashim Thaçit, Policia: Shfaqi shenja urrejte, kishte dhe thikë me vete Shtepia e Presidentit Hashim Thaçi ne Qagllavicë

Mediat kosovare raportojne se një serb është arrestuar nga Policia e Kosovës pranë shtëpisë së Presidentit Hashim Thaçi, në Qagllavicë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Policia e Kosovës, serbi i arrestuar me inicialet I.L i linduar në vitin 1989, ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij dhe në afërsi të shtëpisë së Presidentit Thaçi ka shfaqur shenja urrejtje.

Duke qenë se shtëpia e Presidentit ruhet nga njësi policore sepse është zyrtar i lartë dhe shtetasi serb ka përsëritur disa herë shenjat e urrejtjes, ëhstë bërë menjëherë ndalimi i tij. Me vete atij i është gjetur dhe një thikë.

Deklarata e plotë:

Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në rrugën Stefan Nemanja në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb I. L. (1989).

I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij, ku në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes.

Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar.

Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor është gjetur një mjet i mpreft thikë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089530944824219
array(1) { ["section"]=> string(125) "arrestohet-nje-serb-prane-shtepise-se-presidentit-hashim-thacit-policia-shfaqi-shenja-urrejte-kishte-dhe-thike-me-vete-200469" }