Një shqiptar 34 vjeçar është arrestuar nga policia italiane sapo ka hyrë në këtë shtet.
Blerim Rexhepi akuzohet se ka bërë pjesë në një bandë që vidhte të dhënat e kartave të kreditit e më pas merrnin paratë nga bankomatët. Rexhepi konsiderohej nga policia italiane si “mbreti i klonimit të kartave të kreditit”, ndërsa grupi i tij ka arritur të vjedh deri në 150 mijë euro në 15 bankomatë të ndryshëm në Itali.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Rexhepi është kthyer në Itali për të takuar vajzën e tij disa muajshe, por ka rënë në prangat e policisë.