Arrestohet njeriu më i kërkuar në botë, Salah Abdeslam prangoset në Belgjikë

Publikuar tek: bota, më 18:54 18-03-2016 Arrestohet njeriu më i kërkuar në botë, Salah Abdeslam prangoset në Belgjikë

Mediat belge njoftojnë se njeriu më i kërkuar në botë, Salah Abdeslam, ka rënë në prangat e policisë. Abdeslam është rrethuar nga policia në një apartament në lagjen Molenbeek dhe fillimisht ka bërë rezistencë.

Njeriu që akuzohet si organizator i sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, raportohet se është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me efektivët, ndërsa një person tjetër është vrarë.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është larguar me urgjencë nga takimi i Bashkimit Europian me Turqinë, ndërsa presidenti i Francës, François Hollande deklaroi se aksioni në Bruksel lidhet me sulmet e Parisit. 

Abdeslam ishte identifikuar së fundmi në Bruksel nga shenjat e gishtave dhe policia është vënë në gatishmëri për arrestimin e tij. 

Sulmet e 13 nëntorit të vitit të kaluar shkaktuan 130 viktima dhe 368 persona të plagosur. Autorët që morën pjesë në këtë sulme ishin 9 vetë, 7 prej tyre vdiqën.

belgium_3597253b.jpg

belgium_3597242b.jpg

harta.png

*Vendi ku ndodhi arrestimi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027473211288452
array(1) { ["section"]=> string(81) "arrestohet-njeriu-me-i-kerkuar-ne-bote-salah-abdeslam-prangoset-ne-belgjike-35444" }