Një notere ka përfunduar në prangat e policisë së shtetit për shpërdorim detyre.
Majlinda Dibra, 44 vjeçe, notere në Shkodër ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkodrës.
Policia bën me dije se, më datë 22.03.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetases:
Majlinda Dibra, 44 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, me detyrë Notere.
Ndalimi i kësaj shtetase u bë pasi në zbatim të urdhërit me datë 22.03.2018 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për ekzekutimin e vendimit penal me nr. 289, të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, e cila ka vendosur masen e sigurisë “Arrest me burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” .