Arrestohet pas 23 vjetësh në arrati super mafiozi italian, “Mbreti i kokainës në Milano”

Publikuar tek: bota, më 20:18 04-09-2017 Arrestohet pas 23 vjetësh në arrati super mafiozi italian, “Mbreti i kokainës në Milano”

Është arrestuar pas plot 23 vjetësh në arrati një prej mafiozëve më famëkeq italianë, Rocco Morabito, i ashtuquajtur “Mbreti i kokainës në Milano”.

50-vjeçari Morabito u arrestua në një hotel në Uruguai pas hetimeve të gjata të policisë italiane në bashkëpunim me atë uruguaiane.

sdfg3egh45hhjj.jpg

Ai është pjesë e një prej organizatave mafioze më të rrezikshme të Italisë, Ndrangheta, dhe prej rreth 10 vitesh jetonte me dokumente false në një resort turistik.

Gjatë kontrollit të parë atij iu gjetën 13 telefona celularë, 12 karta bankare, pasaportë false portugeze, 50 mijë euro bizhuteri dhe një pistoletë 9mm.

Ai është dënuar me 30 vite burg për futjen e 1 ton kokainë nga Brazili në Milano.

gh5tr6jy66kk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011274814605713
array(1) { ["section"]=> string(91) "arrestohet-pas-23-vjetesh-ne-arrati-super-mafiozi-italian-mbreti-i-kokaines-ne-milano-91163" }