Ardian Shehu, 44 vjeç, me pozicion doganier në Morinë, Kukës, është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Bashkë me doganierin është vënë në pranga edhe qytetari Festim Nozllaku 25 vjeç i cili dha doganierit 1000 mijë lekë me qëllim kalimin e dy pishinave plastike.
Doganieri Shehu lejoi kalimin e pishinave pa dokumentacionin përkatës dhe për rrjedhojë është arrestuar nga efektivët blu.