Arrestohet polici i burgut, plagosi dajën e tij dhe një person tjetër me armën e shërbimit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 17-05-2017 Arrestohet polici i burgut, plagosi dajën e tij dhe një person tjetër me armën e shërbimit

Policia e Krujës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dy shtetasve mëngjesin e sotëm në një lokal në Krujë.

Polici i Burgut të Zaharisë plagos dy shtetas me armën e shërbimit, një prej tyre është daja i autorit.

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen pa kaluar 24 orë nga kryerja e saj.

Sekusestrohet mjeti I kryerjes së veprës penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë,  pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë  gjatë gjithë ditës së sotme,  kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjajre të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë,  pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprës penale.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Oltion Suta 36 vjeç,  banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës  06: 45, në ambientet e një lokali,  tek një karburant,  në afërsi të stadiumit, Krujë,  pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas, një prej të cilëve daja I tij.

Në debat e sipër ka  plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT  shtetasit R.Sh.(daja I të arrestuarit) rreth 55 vjeç dhe G.G. (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

MaterialetI kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/ ç, 22  të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet Asambleja, Konsujt e Nderit, në 3 vite Shoqata bilanc në rritje
Mesazhi prekës i mbesës së anestezistit që tentoi të vrasë veten pas vdekjes së 15 vjeçares Blerta Pepa »
Article Logic
Execution time: 0.010931968688965
array(1) { ["section"]=> string(95) "arrestohet-polici-i-burgut-plagosi-dajen-e-tij-dhe-nje-person-tjeter-me-armen-e-sherbimit-78995" }