Arrestohet polici, i vodhi qytetarit telefonin e sekuestruar nga Prokuroria

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 15-05-2019 Arrestohet polici, i vodhi qytetarit telefonin e sekuestruar nga Prokuroria Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar në flagrancë një punonjës Policie të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Nënkomisari me inicialet E.S, 39 vjeç, me detyrë O.P.Gj pranë Prokurorisë Korçë dyshohet se i ka vjedhur telefonin një shtetasi të arrestuar, të cilit duhet tia kthente më pas në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Tashmë ai akuzohet për veprat penale 'Vjedhja duke shpërdoruar detyrën' dhe 'Falsifikim i formularëve'.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

NJOFTIMI I PLOTË:

SHÇBA ndaloi oficerin e Policisë të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Falsifikim i formularëve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t'ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012073040008545
array(1) { ["section"]=> string(81) "arrestohet-polici-i-vodhi-qytetarit-telefonin-e-sekuestruar-nga-prokuroria-164474" }