Arrestohet polici në Librazhd, nuk raportoi aksidentin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:30 17-08-2015 Arrestohet polici në Librazhd, nuk raportoi aksidentin

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB, ka kryer sot ndalimin e punonjësit të policisë Seit Sula, me detyrë trup shërbimi në linja, në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë Komisariatit të Policisë Librazhd.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndalimi i tij u krye si i dyshuar për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Sipas të dhënave të mbledhura nga SHÇBA, rezulton se në datë 10.08.2015, shtetasi A.M. teksa drejtonte mjetin me targë AA 105 AT, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e trotuarit pranë Komisariatit të Policisë Librazhd me pasojë dëme materiale.

Ndërkohë, punonjësi i policisë rrugore Seit Sula, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk ka kryer veprime në lidhje me këtë aksident sipas procedurave standarde.

Dy ditë me vonë, në dt.12.08.2015, ai ka përpiluar praktikën e aksidentit, pas ankesës së ardhur nga disa qytetarë në linjën e gjelbër, duke falsifikuar datën në procesverbalin e konstatimit të shkeljes si dhe në dokumentet e tjera, duke i paraqitur këto veprime sikur ishin kryer ditën e aksidentit.

Për këtë shkak nga SHÇBA u kryen veprimet procedurale ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme në ngarkim të punonjësit të Policisë Seit Sula, lindur në Peqin dhe banues në Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Automjeti përplas fëmijën 4 vjeç, policia në ndjekje të shoferit
Automjeti përfshihet nga flakët, rrezikohen kalimtarët dhe makinat e tjera (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01111102104187
array(1) { ["section"]=> string(59) "arrestohet-polici-ne-librazhd-nuk-raportoi-aksidentin-18586" }