Arrestohet pronari i ëmbëltores që shpërtheu në ‘’Don Bosko’’, fqinjët u ankuan para ngjarjes në polici

Publikuar tek: aktualitet, më 06:18 11-08-2015 Arrestohet pronari i ëmbëltores që shpërtheu në ‘’Don Bosko’’, fqinjët u ankuan para ngjarjes në polici

Abdulla Dervishi, pronari i pastiçerisë që shpërtheu të dielën në rrugën ‘’Don Bosko’’ në Tiranë, duke lënë të plagosur 20 persona mes të cilëve klientë dhe kalimtarë, është arrestuar. Atij i është komunikuar akuza në spital, ku është në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake mësohet se për këtë ëmbëltore ka patur ankesa të shpeshta nga fqinjët dhe pronarët e bizneseve përreth, shqetësime që kanë shkuar edhe në polici.

‘’I kemi denoncuar kushtet me të cilat punohej në polici, por askush nuk na i vuri veshin’’, thotë një burim që nuk do të identifikohet për gazetën ‘’Panorama’’.

Dervishi ka rrëfyer nga shtrati i spitalit arsyen e këtij shpërthimi të fuqishëm.

Ai tha se gruaja e tij, me të cilën punonte në ëmbëltore, tentoi të hapte bombulën e gazit që furnizonte furrën e pjekjes për të punuar, por ajo nuk po hapej. “Ishte shtrënguar shumë fort te rubineti dhe unë tentova ta hap me një çelës. Pas pak e gjeta veten në rrugë’’, ka rrëfyer pronari.

Policia po vazhdon të hetojë për ngjarjen. Zona është ende e rrethuar duke mos lejuar asnjë person që të afrohet. Dritaret, pajisjet janë përtokë. Gjithkund ka xhama e pjesë pajisjesh të shpërndara. Aty afër një lokal tjetër ka pësuar dëme. Tashmë 2 persona janë në gjendje më të rëndë në spital, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 731 abonentëve u pritet energjia elektrike, arrestohen 4 persona, në kërkim 8
Digjet kanabisi në Vlorë, 3 parcela zbulohen në Sevaster »
Article Logic
Execution time: 0.014447212219238
array(1) { ["section"]=> string(104) "arrestohet-pronari-i-embeltores-qe-shpertheu-ne-don-bosko-fqinjet-u-ankuan-para-ngjarjes-ne-polici-18155" }