Arrestohet pronari i hotelit në Himarë, shikoni çfarë gjeti policia në një nga dhomat e godinës (EMRI+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 20-08-2017 Arrestohet pronari i hotelit në Himarë, shikoni çfarë gjeti policia në një nga dhomat e godinës (EMRI+VIDEO)

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e një hoteli në zonën turistike të Himarës. 

Arrestimi i tij erdhi në sajë të operacionit antidroge, të koduar HOTEL ROOM, ku u sekuestruan 422 kg e 300 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri automatik në Himarë!

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast është goditur nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, ku pas një hetimi intensiv, më datë 19.08.2017, u finalizua me sukses operacioni i koduar HOTEL ROOM fshatin Piqeras,Himarë.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të shtetasit Dh.Q., në fshatin Piqeras, kanë konsatuar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe të armës së zjarrit, shtetasin :

Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras, Himarë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ; dhe  Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

 


VID-20170820-WA0008 by newsbomb-al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019086837768555
array(1) { ["section"]=> string(111) "arrestohet-pronari-i-hotelit-ne-himare-shikoni-cfare-gjeti-policia-ne-nje-nga-dhomat-e-godines-emri-video-89623" }