Arrestohet Shefi i Rendit të Policisë Vlorë, Haki Hasanbegaj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 02-02-2017 Arrestohet Shefi i Rendit të Policisë Vlorë, Haki Hasanbegaj Haki hasanbegaj

Është arrestuar Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës, Haki Hasanbegaj.

Hasanbegaj është arrestuar me udrdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për "favorizim të kultivimit të kanabisit" dhe dekonspirim të një operacioni anti-kanabis në Vlorë. Sipas hetimeve nga Krimet e Rënda, Hasanbehaj i ka ofruar mbështetje kultivuesve të kanabisit kundrejt 20-30 për qind të fitimit.

Hasanbegaj u rikthye në Policinë e Shtetit pesë vite më parë. Ai ka mbajtur postin e Shefit të Postës Policore në Orikum ndërsa në vitin 2014 u emërua shef i Komisariatit të Mallakastrës dhe gjatë vitit 2015 ishte shef i Komisariatit të Tepelenës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Një ambasador i huaj më ka kërkuar në zyrë arrestimin e Berishës"
“Manjani do thirret në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me akuzat ndaj Ramës” »
Article Logic
Execution time: 0.021044015884399
array(1) { ["section"]=> string(65) "arrestohet-shefi-i-rendit-te-policise-vlore-haki-hasanbegaj-67545" }