Sherif Halili bie në prangat e policisë për vendosjen e tritolit në dyqanin e një tregtari.
24 vjeçari, më 6 qershor të vitit 2014 vendosi një sasi rreth 4 kilogramë në dyqanin e tregtarit Bashkim Shabani.
Eksplozivi në formën e një mine kundratank, që komandohej me anë të celularit, për fat të mirë nuk shpërtheu.
Dyshohet se 24 vjeçari i arrestuar ka një porositës dhe një bashkëpunëtor. Mendohet se motivet për vendosjen e tritolit në dyqanin e tregtarit janë personale.