Arrestohet shoferi i ish-Drejtorit të Burgjeve, ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018 (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 02-04-2020 Arrestohet shoferi i ish-Drejtorit të Burgjeve, ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018 (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar Qerim Musha, ish-shoferi i ish0Drejtorit të Burgjeve.

52 vjeçari ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018, pasi akuzohej për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dhe ishte dënuar me "Arrest me burg".

Musha ishte shofer i ish-Drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, dhe ishte dënuar pasi merrte rryshfet për t'u dhënë leje të burgosurve.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015536069869995
array(1) { ["section"]=> string(100) "arrestohet-shoferi-i-ish-drejtorit-te-burgjeve-ishte-shpallur-ne-kerkim-qe-ne-vitin-2018-emri-201004" }