Arrestohet nga policia e Tiranës shoqëruesi i kandidatit të Partisë Demokratike në Kamëz, Xhelal Mziu.
Në prangat e policisë ka rënë 42 vjeçari Dilaver Baja, shoqëruesi i kandidatit të djathtë në Kamëz. Ai është arrestuar në Lankas pasi i është gjetur një armë e ftohtë. Sipas policisë, pas kontrollit, Dilaver Bajës i është gjetur një thikë të cilën e mbante në brez.