Një i ri nga Lushnja u arrestua nga policia, pasi akuzohet se shpërndante drogë. Në pranga ra Klevis Kasa, 28 vjeç, banues në fshatin Fiershegan.
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacionet e mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza, gjatë kuntrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal.