Arrestohet SHQIPTARI i ‘kurdogjendshëm’ i KOKAINËS, si i bëri gruaja ‘gropën’ me denoncimin e biçikletës (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 13:10 19-04-2018 Arrestohet SHQIPTARI i ‘kurdogjendshëm’ i KOKAINËS, si i bëri gruaja ‘gropën’ me denoncimin e biçikletës (EMRI-DETAJE) Baza ku shqiptari ushtronte aktivitetin e kokaines

Ishte një person tek i cili mund të gjeje gjithmonë kokainë, 40 euro për gjysëm grami, dhe në këtë kohë për “seriozitetin” e tij, kishte ndërtuar një rrjet të përbërë nga të rinj italianë në Romë dhe përreth. Edhe kur në janar ishte kapur nga karabinierët me 25 gramë drogë të fshehur në shtëpi dhe duhet të zvogëlonte aktivitetin, klientët e vet arrinte ti furnizonte.

Për këtë, të hënën ra në pranga Kastriot Gjuzi, një shqiptar 38 vjeçar, pa punë. Karabinierët, pasi e kërkuan në shtëpi, e gjetën në xhiro me bicikletë, duke e njoftuar për urdhërin e mbajtjes në burg. Kastrioti kishte zonën e tij në Romë që nga viti 2012 dhe hetimet e prokurorit Antonio Pansa çuan në rrjetin e shpërndarjes që ai kishte krijuar. 38 vjecari kontaktohej me telefon nga klientët për dorëzimin e drogës që normalisht bëhej në qendren e Romës, shpesh në mes të ditës dhe afër shërbimeve publike. Praktikë që Kastrioti nuk e kishte ndryshuar edhe pse kishte detyrimin që të qëndronte në shtëpi. Por i ndodh një ngjarje e papritur.

Në momentin e arrestit, shqiptari u detyrua të vendosë bicikletën të mbështetur në një mur, por kur gruaja shkon që të marrë bicikletën, mjeti nuk ishte më aty. Ndaj gruaja u prezantua në komisariat për të bërë një denoncim, akt që do të prekë burrin e vet në burgun e Bergamos.

Arrestimi i Kastriotit është vetëm aksioni i fundit kundër shpërndarjes së drogës në Romë. Në qytet janë bërë sekuestrime të shpeshta të kokainës, në 10 mars përshembull përfunduan në pranga 3 shqiptarë me 12 kile drogë.

Por ka pasur shqetësim edhe për përplasje bandash në qendër të qytetit. Pikërisht në këtë situatë ka ndodhur edhe vrasja e dy marokenëve në 21 korrik të vitit të kaluar, në bariano. Zonat periferike shfrytëzohen nga trafikantët për të kontaktuar me blerësit.

Ndaj për autoritetet ka një shqetësim në rritje për përdorimin e heroinës në zonë. Dhe karabinerët kanë intesifikuar kontrollet rreth qendrave tregtare. “Duhen më shumë kontrolle, shpjegon kryetari I bashkisë Gianmario Gatta, duhet mbajtur në kontroll situata. Dhe për këtë arsye, pika të monitoruara janë edhe zonat përreth mbikalimeve të Brebemit. /Corriere della Sera/

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012545824050903
array(1) { ["section"]=> string(118) "arrestohet-shqiptari-i-kurdogjendshem-i-kokaines-si-i-beri-gruaja-gropen-me-denoncimin-e-bicikletes-emri-detaje-117466" }