Një shpërndarës droge është arrestuar pasi është sekuestruar me kokainë dhe armë të ftohë në automjetin e tij. I arrestuari është shqiptari 25-vjeçar Kristian Gecaj, i cili pranoi se posedonte lëndë narkotike me qëllim furnizimin me kokainë dhe u dënua me 28 muaj burg.
Thika është gjetur e fshehur në xhepin e xhaketës së tij ndërsa, kokaina ishte fshehur brenda një kutie cigaresh. Në një kontroll të mëtejshëm atij iu sekustrua një sasi më e madhe kokaine në një qese.
Gecaj u dënua edhe me 4 muaj burg pasi u deklarua fajtor për mbajtje të armës sulmuese në vend publik.
Shqiptari u ndalua nga policia në Acton, Londër pas kontrolleve rutinë për sigurimin e automjeteve, por Gecaj nuk kishte me vete as mjetin e identifikimit.
25-vjeçari e mori dënimin në Gjykatën Isleworth Crown Court.