Skënder Jusufi është 65-vjeçari nga Durrësi i cili u arrestua ditën e sotme pasi kërkohej prej kohësh nga policia italiane.
65-vjeçari është vënë në pranga në Durrës pasi ishte dënuar me 5 vite burg në Itali për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor në Durrës për zbardhjen e plotë të hetimeve.
Pritet të kryhen procedurat e ekstradimit të arrestuarit drejt Italisë.