Arrestohet ‘skifteri’ i banesave dhe lokaleve në Durrës, akuzohet për seri vjedhjesh (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 28-01-2017 Arrestohet ‘skifteri’ i banesave dhe lokaleve në Durrës, akuzohet për seri vjedhjesh (Emri)

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë autorin 20-vjeçar që thyente dhe vidhte banesa.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Feruz Korra 20 vjeç.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjet me thyerje të banesave dhe lokaleve të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, përgjatë një muaji.

Mësohet se 20-vjeçari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

­ Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”.

Vjedhjet që ka kryer:

1. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.L. 54 vjeç, ku ka marrë oriendi shtëpiake.

2. Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4 ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetases R.S. 40 vjeçe, ku ka marrë një sasi parash.

3.Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr.1 ka vjedhur lokalin e shtetasit E.B. 42 vjeç.

4.Më datë 10.01.2017, në lagjen Nr.10 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K.D. 33 vjeç, ku ka marrë disa vegla pune

5.Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.11, mbrapa Pallatit të Kulturës ka vjedhur kabull elektrik dhe matës energjie elektrike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikonte para, arrestohet 35-vjeçari nga Durrësi i shpallur në kërkim (Emri)
“Shtynë time shoqe…Më morën fëmijët nga krevati”. Bako Balili, vëllai i Kel Balilit tregon momentet e shoqërimit të familjarëve »
Article Logic
Execution time: 0.010522127151489
array(1) { ["section"]=> string(92) "arrestohet-skifteri-i-banesave-dhe-lokaleve-ne-durres-akuzohet-per-seri-vjedhjesh-emri-66935" }