Arrestohet “skifteri” i biçikletave, këto janë rrugët e Tiranës ku “punonte” më shumë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:03 31-05-2017 Arrestohet “skifteri” i biçikletave, këto janë rrugët e Tiranës ku “punonte” më shumë

Një person i akuzuar për një sërë vjedhjesh është arrestuar nga policia e Tiranës.

Drilon Lila, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje ka rënë në pranga dje nga specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 2.

I riu është shpallur në kërkim pasi i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës dhe më konkretisht:

1. Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.T.

2. Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.

3. Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.

4. Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.

5. Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.

6. Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.

7. Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O.Th.

8. Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O.Z.

9. Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.

10. Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit Drilon Lila, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kanosi farmacisten me sopatë dhe i shkatërron raftin e ilaçeve, arrestohet 43-vjeçari nga Kavaja
Kasierja e supermarketit vidhte paratë e xhiros, shefja i bën kallëzim në polici (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010800838470459
array(1) { ["section"]=> string(86) "arrestohet-skifteri-i-bicikletave-keto-jane-rruget-e-tiranes-ku-punonte-me-shume-80652" }