Arrestohet ‘skifteri’ i makinave luksoze në Elbasan, u ndoq për 30 minuta nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 14:59 19-01-2020 Arrestohet ‘skifteri’ i makinave luksoze në Elbasan, u ndoq për 30 minuta nga policia

Një 30 vjeçar me iniciale A.P autor i vjedhjes së dy makinave luksoze në Elbasan është arrestuar nga policia.

 30 vjeçari është arrestuar ndërsa ka tentuar ti ikë policisë. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se pas 30 minutash ndjekjeje i riu nga Durrësi, me inicialet A. P., u kap teksa tentonte të largohej bashkë me mjetin që kishte vjedhur.

I riu ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”në lagjen “Shënkoll”, në pronësi të shtetasit E. Ç. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Vihet në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, 30-vjeçari nga Durrësi.

Bllokohet mjeti me të cilin tentoi të largohej, pasi e kishte vjedhur në Elbasan.

30-vjeçari, autor i vjedhjes edhe të një tjetër mjeti në Elbasan, në ditët e para të këtij viti.

Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023762941360474
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestohet-skifteri-i-makinave-luksoze-ne-elbasan-u-ndoq-per-30-minuta-nga-policia-192512" }